Vrasja e Ismailit, Igli Meta konsumues e trafikant droge, ja rrëfimi i Ambras

Janë vënë sot përballë njëri-tjetrit në Komandën e Policisë së Pezaro-Urbino, shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Lullit dhe e fejuara e Igli Metës 19-vjeçarja maqedonase Ambera Saliji.
 
Mbetet mjaft delikat e i pacaktuar ende nga prokuroria italiane, pozicioni i Ambera Salijit mes dëshmitares në njohuri të fakteve e personit të vënë nën hetim. Fakt është që vajza maqedonase ka luajtur një rol përcaktues në këtë tragjedi.
 
Gjatë ditës së djeshme policia italiane ka kontrolluar shtëpinë e garazhdin e 20-vjeçarit Igli Meta. Hetimet policore vërtetojë se Igli Meta ishte një përdorues i rregullt i drogës dhe një trafikant i vogël i saj.
 
Këtë gjë e vërteton profili i tij në facebook, përdorur pikërisht për trafikimin e drogës nën emrin fallso të një personi femër. Të gjithë në qytezën e Urbinos, e dinin se Igli Meta ishte një konsumues droge.
 
Ambera Saliji në dëshminë e sotme ka rrëfyer se prej datës 17 korrik (3 ditë para krimit)kishte pasur frikë se mos do të ndodhte një ngjarje e tillë. Frikën ia kishte shprehur dhe mikeshave të saj të ngushta Maria, Liza e Nikol.
 
Igli e kërcënonte me mesazhe madje dhe me fotografinë e thikës në whatsapp se do të vriste jo vetëm Ismail Lullin, por dhe një djalë maqedonas me të cilin Ambera Sailiji kishte pasur dy muaj më parë një raport seksual.
“Do t’i vras të dy”, i kishte shkruar Igli, duke i nisur dhe fotografinë e thikës, një dhuratë e kujtim që ai i ruante nga gjyshi i tij, raporton Ora News.
 
Ambera rrëfen se ishte në dijeni se Igli mbante një thikë, por ajo që kishte parë ajo në fotografinë në whatsapp ishte në ngjyrë të errët dhe ka të gdhendur në bishtin e saj emrat “Igli e Ambi” si dhe datën e lidhjes 09/02/2011.
 
Gjithmonë sipas rrëfimit të Amberas, më datën 17 korrik Igli Meta vjen e merr herët në 07:00 të mëngjesit në shtëpi dhe e çon pikërisht në atë kishëzën e vogël ku dy ditë më vonë ther për vdekje Ismail Lullin.
 
Igli e rreh Amberan me shkelma e shuplaka e kryen raport seksual me të. Më pas Igli dozon drogën që mban me vete dhe e konfeksion të gatshme për ta trafikuar.
 
Ditën e krimit, të dielën më 19 korrik në ora 11:00 IglI Meta i kërkon Amberas të kërkoj një takim me Ismailin.
 
“Dërgoja ti sms”, thotë Igli, se mua do të më thotë jo”.
 
Dhe pse pata frikë ia nisa sms rrëfeu sot Ambera, duke shpresuar se do të sqaroheshin një herë e mirë. Po atë të dielë pasdite Igli Meta kishte lënë takim me tre miq të tij shqiptarë për ta kaluar ditën në lumë.
 
Pas krimit Igli Meta i nis të fejuarës së saj sms:”Më nervozoi dhe e vrava”.
 
Sot ndryshe nga sa e përshkruanin ditë më parë mediat italiane, Ambera Saliji shfaqet mjaft e brishtë dhe e frikësuar.
 
“Dua të iki prej këtu, thotë ajo. Këtu të gjithë më thonë se nuk meritoj të jetoj.” /Albeu.com/
Artikulli paraprakSokoli do të tregojë kush e montoi Kumanovën
Artikulli vijuesMania për një selfie prek edhe klerikët shqiptarë