Arrestohen 7 persona për ‘trafikim me njerëz’

0
140

Janë arrestuar 7 persona të dyshuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’ dhe ‘mundësim prostitucioni’, si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.

“Në operacionin policor të realizuar në rajonin e Prishtinës me datën 14/1/2013 pas një pune hetimore janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar, për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘mundësim apo detyrim të prostitucionit’. Operacioni tjetër policor është realizuar me datën 15.1.2013 në rajonin e Gjilanit, me ç’rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale të ‘trafikimit me njerëz’, ‘posedimit ilegal të armës’ dhe janë identifikuar dy viktima e trafikimit. Gjatë këtij operacioni policor po ashtu janë konfiskuar këto gjësende: 1 revole e tipit Smith Ëeseone, 8 fishekë, para prej në vlerë prej 27.100 (njëzet e shtatë mijë e njëqind) euro, 1650 franga dhe 1000 dollarë”, thuhet në Raportin e policisë.

Viktimat e identifikuara nga policia janë që të dyja femra, shtetase të Kosovës, të cilat janë intervistuar sipas procedurave të parapara për raste të tilla dhe janë informuar organet përkatëse për mbrojtjen e viktimave.
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për procedurat tjera hetimore./Ind/kohaislame