Arrestohen në Mal të Zi dy kosovarë të dyshuar për trafikim me migrantë

Policia e Malit të Zi ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Siç bën me dije agjencia kroate e lajmeve “Hina”, nga të arrestuarit dy janë nga Kosova, dy nga Mali i Zi dhe dy nga Rusia, e të cilët dyshohet se gjatë vitit 2013 kanë transportuar në mënyrë ilegale disa qindra qytetarë nga Kosova drejt shteteve të BE-së.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Tamara Popoviq, ka thënë se gjashtë të dyshuarit janë arrestuar për shkak të dyshimit për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim të qenieve njerëzore, transmeton Koha.net.

“Për qëllime të kontrabandës, anëtarë të kësaj organizate kriminale nga viti 2013 kanë rekrutuar dhe transportuar qytetarë të Kosovës përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi prej ku me anije i kanë transportuar në brigjet e Italisë”, ka thënë Popoviq.

Rasti i është dorëzuar prokurorit special të shtetit.

Artikulli paraprakArifi: Do t’i sjellim investimet e huaja në Preshevë, paraardhësit e mi e shkatërruan këtë komunë
Artikulli vijuesNë Kosovë përkujtohen të vrarët në Kumanovë