RADIO PENDIMI – DHJETË VITE SAKRIFICË NË RRUGËN E ALLAHUT

Të nderuar vëllezër dhe motra

Radio Pendimi është hapur në tetor të vitit 2006 dhe tani më kjo radio i ka bërë 10 vite që e jep kontributin e vet nëpërmjet internetit.

Synimi jonë që nga hapja e radios ka qenë thirrja në fenë e Allahut, thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, ngritja e fjalës së Allahut dhe me ndihmën e Allahut kemi arritur që brenda këtyre viteve të depërtojmë nëpër shumë shtëpi dhe nëpër shumë shtete e kontinente, e kështu të depërton edhe fjala e Allahut.

Në fillim radio ishte me pak pajisje dhe me program të varfër, por me kalimin e kohës dhe me rritjen e dëgjueshmërisë dhe me rritjen e donacioneve, radio gradualisht filloi të bëhet më profesionale dhe të shtohet edhe numri i studiove në trevat tona, ku për momentin i kemi 6 studio ku mbahen emisione të drejtpërdrejta me hoxhallarë të ndryshëm nga trevat tona dhe programe të ndryshme fetare, shoqërore dhe edukative.

Në vitin 2014 është hapur edhe kanali 2 i radios ku në të transmetohet 24 orë Kuran nga recitues të ndryshëm botëror, dhe përveç ueb faqes të radios kemi krijuar edhe aplikacione për celularët me sistemin Android, IOS, Windows, dhe po ashtu jemi aktiv edhe në rrjetin social Facebook ku postohen aktivitetet tona në vazhdimësi.

Njashtu edhe stafi i radios ka shënuar rritje sipas nevojave të dëgjuesve dhe tani për momentin numri i tyre është 16 që janë aktiv dhe jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës dhe që mundohen që manifestimet dhe lajmet e ndryshme ti përcjellin deri tek dëgjuesit tanë. Për fund dëshirojmë të cekim se e tëra kjo veprimtari dhe sukses pa ndihmën e Allahut fillimisht,e pastaj pa ndihmën morale dhe shkencore të hoxhallarëve dhe pa ndihmën e dëgjuesve financiare, s’do kishte mundësi të arrihet brenda këtyre viteve.

Prandaj fillimisht e falënderojmë Allahun për këto begati që na dhuroi, e pastaj i falënderojmë hoxhallarët e nderuar dhe të gjithë dëgjuesit dhe dëgjueset që na ndihmuan me të gjitha mënyrat e mundshme që kjo radio të mbijeton dhe vazhdon me sukses punën e saj dhe ta përhap fenë e Allahut ditë e natë, dhe e lusim Allahun që t’i shpërblen me të mirat e Tij në dynja dhe ahiret.

Me respekt stafi i radio pendimit

Artikulli paraprakNxirren nga deti trupat e 28 emigrantëve
Artikulli vijuesA e di çdo të thotë të dashurosh?