Veç rikthimit të vëmendjes tek rreziku i terrorizmit, sulmi mbi revistën satirike Charlie Hebdo ka hapur në Francë një debat të gjerë mbi lirinë e shprehjes. Një komik francez, Dieudonné M’bala M’bala, është vënë arrestuar nga policia, pasi të dielën shkruajti një mesazh në faqen e tij në Facebook: Je suis Charlie Coulibaly –Unë jam Charlie Kulibali, (Kulibali ishte terroristit që kreu pengmarrjen në supermarketin Cacher). Gjatë javës ai pati edhe disa polemika publike me Ministrin e Brendshëm dhe Kryemistrin Manuel Valls. Dieudonné është kritikuar shpesh për vënie në lojë të hebrenjve. Në vitin 2003, disa kritikë thanë se “ai kishte kaluar limitet e antisemitizmit”. Mjaft organizata e akuzuan për nxitje të urrejtjes racore. Asokohe Dieudonné, me babain nga Kameruni dhe nënën franceze, refuzoi të kërkonte ndjesë dhe denoncoi Sionizmin dhe lobin hebre. Revista satirike Charlie Hebdo është kritikuar gjithashtu për fyerje ndaj profetit Muhamed dhe fesë islame. Ajo ishte objekt sulmi edhe në vitin 2011 për të njëjtin motiv. Edhe në atë kohë, ashtu si gjatë masakrës së javës që shkoi, ku terroristët vranë 12 persona, akti terrorist u konsiderua si sulm ndaj lirisë së shprehjes. Por a nuk është sulm ndaj lirisë së shprehjes edhe hetimi ndaj komedianit vetëm përse ai shprehu një mendim të tijin? Kjo është pyetja që po ngrihet në Francë. Një polemikë më shumë, shkruan Le Monde. Hetimi u hap pasi Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve e quajti polemikën e Dieudonné si “poshtërim” kur ai foli për këtë çështje gjatë një vizite në një komunitet hebraik në Paris. Të hënën, pak minuta pasi prokurori i Parisit tha se ndaj komikut kishte nisur një hetim, Dieudonné publikoi një letër të hapur drejtuar Ministrit të Brendshëm, në të cilën i ofronte “të bënin paqe”. Nga ana e tij, Kryeministri Manuel Valls tha se “nuk duhej ngatërruar liria e shprehjes me antisemitizmin, racizmin dhe mohimin e Holokaustit. Racizmi, antisemitizmi, mohimi i holokaustit dhe apologjia e terrorizmit, nuk janë opinione, por krime”, – u shpreh ai i pyetur nga mediat për rastin Dieudonné. Ministri i Brendshëm tha nga ana tjetër se ai komiku po përhapte ideologjinë e urrejtjes. Dieudonné iu përgjigj duke botuar një kopertinë të Charlie Hebdo të 10 tetorit 2012, ku shfaqej një karikaturë e terroristit Muhamed Merah, që në mars të atij viti kishte kryer një akt terrorist në Tuluzë, me titullin “Kthehu Muhamed Merah”.
You Might also Like
Kerry reagon për sulmin ndaj një spitali në Halep
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke theksuar se goditja e spitali të improvizuar Jerusalem…
By
1 Min Read
Siri – Shkatërrohen sipërfaqet bujqësore
Në Siri vijojnë sulmet e forcave të Esadit kundër popullit. Forcat e Esadit vijojnë sulmet…
By
2 Min Read
Xhamia e Ukbes në Tunis: Minareja e ezanit të parë në Afrikë
Xhamia e madhe apo xhamia e Ukbes në kryeqytetin kulturor të Tunisit, Kairouan afër trembëdhjetë…
By
2 Min Read
Cmenduria Halloween, viktima dhe të plagosur
Katër vajza nga 18 deri në 25 vjeç janë viktimat e çmendurisë së festimeve të…
By
1 Min Read
A mund të mbijetojë BBC dhe media britanike?
A do të jetë kriza aktuale që po “gllabëron“ BBC-në gozhda e fundit në qivurin…
By
6 Min Read
KAPET BANDA SHQIPTARE E DROGES
Policia gjermane ka kapur një rrjet tregtarësh të heroinës që vepronte në Gjermani dhe në…
By
1 Min Read
