Shpërthimi në Stamboll, ka të vdekur dhe të plagosur (Video)

Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, duke vënë në dukje se shpërthimi ka ndodhur nga një kamikaz para një ndërtese zyrtare në Beyoğlu, ka theksuar se bashkë me kamikazin kanë humbur jetën 4 persona si dhe janë plagosur 20 të tjerë, nga të cilët 3 prej tyre në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

____________________________________________________

Në bulevardin “İstiklal” në rajonin Beyoğlu të Stambollit ka patur një shpërthim, ku ka të plagosur raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se pas shpërthimit në bulevardin “İstiklal” në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, ekipet e shëndetësisë dhe zjarrfikëset.

Ndërsa mësohet se policia ka bllokuar hyrjet dhe daljet në bulevard si dhe ka rrethuar zonën e shpërthimit.

Gjithashtu theksohet se në lagjen Taksim nuk lejohet hyrja e mjeteve përveç atyre zyrtare, si të policisë, zjarrfikëseve dhe ambulancave. Gjithashtu vihet në dukje se në ngjarje ka të plagosur.

Artikulli paraprak“Gjuetia” për Nefertitin
Artikulli vijuesGrupe të reja refugjatësh pranë kufirit shqiptar