Një mjek popullor nga fshati Shkozë e Malishevës ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit duke i marrë një femre rreth 1 kilogramë ari, kinse do ta shëroi atë me magji të zezë.
I dyshuari është Abedin Ratkoceri, 56-vjeç nga Babushi i Lipjanit dhe i njëjti para një jave ishte takuar me një femër në Malishevë të cilës i kishte premtuar se do ta shëroi me magji të zezë, mirëpo në këmbim të kësaj ai i ka kërkuar viktimës rreth një kilogram ari.
Viktima ka deklaruar në polici se ari i saj është shitur në dy lokacione të ndara në Prishtinë, mirëpo me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal.
Rastin e arrestimit të Ratkocerit e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, toger Hazir Berisha, ku sipas tij, i dyshuari tani ndodhet në qendrën e ndalimit dhe njësitet përkatëse policore po vazhdojnë të merren me hetimin e rastit. /Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Nesër vendimi i Hagës për Ramushin
Aktgjykimi ndaj ish –komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj dhe dy ish –komandantëve të tjerë, Lahi…
By
1 Min Read
Universiteti ‘Haxhi Zeka’ nuk ka mjete për bursa
Universiteti publik “Haxhi Zeka” qe disa vite nuk ka ndarë bursa për studentët e tij.…
By
2 Min Read
Jahjaga merr mbështetje nga Amerika
Republika e Serbisë duhet ta pranojë realitetin e ri të Kosovës dhe se integrimi i…
By
2 Min Read
Ahmeti: Nuk largohem nga "Vetëvendosja"
Është shkruar se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe nënkryetari i Komunës, Dardan…
By
0 Min Read
BIK: Vizita e lokacionit të ndarë për Xhami
Sot, më 26 qershor 2012, në ora 10:00, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me…
By
1 Min Read
EULEX bastisi shtëpinë e Zvono Veselinovicit
Pjesëtarët e njësitit të policisë Speciale të EULEX-it në orët e hershme të mëngjesit të…
By
1 Min Read
