Në kuadër të hetimit, Prokuroria në Ankara në lidhje me përpjekjen për grusht shteti, në Erzurum të Turqisë lindore, u arrestua Muhammet Sait Gylen, nipi i udhëheqësit të organizatës terroriste FETO/PDY Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Prokurorisë në Ankara, arrestimet kanë nisur pas tentimit të grushtit të shtetit dhe ende po vazhdojnë.
Prokurori Yucel Erkman më parë kundër Muhammed Sait Gylen kishte nisur hetimet në lidhje me marrjen e pyetjeve të provimit për nëpunësit civilë (CPSU) nga viti 2010. Gylen i cili u arrestua në Erzurum do të sillet në Ankara.
Muhammet Sait Gylen do të merret në pyetje për anëtarësim në organizatë terroriste dhe për përfshirje në parregullsi gjatë provimit për shërbyesit civil (CPSU) në vitin 2010. /AA/