Arrestohet pasi që policia ia gjen 53 qese me marihuanë në trupin e tij

Policia e Kosovës dje gjatë ditës në orën 15:15 në Graqanicë ka arrestuar një person pasi që pas kontrollimit në trupin e tij kanë gjetur 53 qese të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë
Pesha e 53 qeseve ishte 24.2 gram kurse pas kontrollimit në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 116 gram të tjera narkotike të llojit marihuanë të mbështjellura në 4 paketime të najlonit më forma dhe madhësi të ndryshme.

I dyshuari pasi kishte një fletë- arrest aktivë lëshuar nga Gjykata themelore Prishtinë, është dërguar në vuajtje dënimi

Artikulli paraprakAzilkërkuesi kosovar therr dy nxënës gjermanë
Artikulli vijuesShembulli i Edi Ramës, përjashton deputetin bandit nga Partia