Arrestohet për korrupsion drejtori i Tatimeve të Tiranës

Është vënë në pranga ish-drejtori i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi.

Arrestimi është bërë nga oficerët e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës me urdhër të prokurorisë. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore.

Sipas tyre, Kokthi është vënë nënë akuzë për “korrupsion” dhe për “shpërdorim detyre”.

Hetimet ndaj tij kishin nisur disa muaj më parë pas një denoncimi të mbërritur në prokurorinë e Tiranës.

Artikulli paraprakRrëfimi interesant i Ilmijes: Ja pse zgjodha të jetoj si burrë
Artikulli vijuesVIDEO – A do ta ken pamjen e njejt krejt Xhenetlijtë