Një i ri mysliman i cili ishte nisur me bashkëshorten e tij për muaj mjalti është zbritur nga avioni dhe është marrë në pyetje, për shkak të besimit dhe mjekrës së tij.
“I pyeta pse më zbrisni nga avioni. Ata më thanë na ndiqni se do t’iu marrim në pyetje sipas nenit shtatë të aktit të terrorizmit”.
39 vjeçari Ahmed Ali kishte planifikuar të udhëtonte drejt Marrakesh në Marok nga aeroporti i Manchesterit, stafi i avionit e zbriti poshtë.
Ali ka deklaruar se ishte hera e 20-të në dy vjet që merrej në pyetje nga policia për dyshime të përfshirjes së tij në akte kriminale, por kjo ishte hera e parë që nuk e lejojnë të fluturoj.
Ky veprim e ka acaruar shuam te riun. në një video në rrjetet sociale ai shprehet se populli mysliman është i shtypur dhe nuk ka të drejta. Ali e krahason kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron me Hitlerin.
“Unë nuk jam kërcënim për askënd. I vetmi person i cili është një kërcënim është David Cameron dhe fanatizmi i tij. Hitleri ishte një shtypës dhe një person i keq për judenjt dhe për njerëzit në përgjithësi. Hitleri i sotëm është kryeministri David Cameron. Kështu që unë inkurajoj të gjithë ju vëllezër dhe motra që keni hasur të njëjtin problem të ngriheni për të drejtat tuaja.”
Ai shton në video: “Më vjen keq për të gjithë ata njerëz që luftuan në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore, të gjithë ata ushtarakë dhe njerëzit të cilët dhanë jetën e tyre për të fituar lirinë dhe demokracinë. Ndërsa David Camero flet, por nuk vepron”.
Në video, ai tha se ka refuzuar të përgjigjet pyetjeve të policisë për shkak se ai ishte aq i zemëruar kur u largua nga avioni.
” Unë nuk jam përgjigjur për asgjë. Boll kam duruar. Tre javë më parë unë u ndala me mamin tim. Ata fyer nënën time, më fyen edhe mua dhe për çfarë? Sepse unë kam një mjekër”./JOQ
You Might also Like
Prindërit e Thaçit festojnë me shampanjë për zgjedhjen e të birit në krye të shtetit (Video)
Në familjen e tashmë Presidentit të Republikës së Kosovës,Hashim Thaçit, lajmi për zgjedhjen e tij…
By
Redaksia
0 Min Read
Përgjimi i dy politikanëve serbë rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit (Audio)
Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, bashkëpunëtorët e tij dhe politikanë serbë në Kosovë…
By
Redaksia
8 Min Read
Përballja brutale e Britanisë me realitetin
Nëntë muaj të trazuar pasuan pasi britanikët vendosën që të linin Bashkimin Europian, por vetëm…
By
Redaksia
11 Min Read
Jep dorëheqje kryeministri i Libanit, Najib Mikati
Kryeministri i Libanit Najib Mikati, ka dhënë dorëheqje pas bllokimit të kabinetit të tij gjatë…
By
Redaksia
1 Min Read
Tmerr në Elbasan, djali 30 vjeçar mbyt me duar nënën e tij
Krim brenda familjes në Elbasan. Djali ka mbytur me duart nënën e tij në rrethana…
By
Redaksia
1 Min Read
Bozdag: Gjermania të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Turqisë
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag, deklaroi sot në Ankara se zyrtarët…
By
Redaksia
1 Min Read
