Djaloshi shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u kthye në personin më të urryer për shkak se rriti çmimin e një ilaçi të rëndësishëm nga 13.5 në 750 dollarë, është arrestuar për shkelje fiskale të kryera përmes një firme të themeluar prej tij.
Lajmin për arrestimin e 32-vjeçarit Martin Shkreli, i cili në shtator u kthye në simbolin e lakmisë, bëhet i ditur nga agjencia “Bloomberg”. Megjithatë, çështja federale e hapur në ngarkim të tij nuk ka të bëjë me çmimin e ilaçit.
Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.
Shkreli është dëbuar nga kompania në fjalë, ku ishte shef ekzekutiv dhe është paditur nga bordi i saj. Prokurorët federalë e akuzojnë 32-vjeçarin se është përfshirë në një lojë ilegale pasi fondi i tij bazë i kompanisë MSMB Capital Management, humbi miliona dollarë.
Ai dyshohet se ka kryer pagesa sekrete dhe se ka realizuar një sërë skemash mashtrimi.
Djali i dy emigrantëve, shqiptar dhe kroat, që punonin si pastrues dhe që e rritën atë në lagjen e Bruklinit në Nju Jork, përbën njëkohësisht mishërimin dhe njollosjen e ëndrrës amerikane.
Në moshë edhe më të re, ai tregonte premisa të jashtëzakonshme. Pasi braktisi një shkollë të mesme elitë në Manhatan, ai nisi pushtimin e Wall Street para se të mbushte 20 vjeç.
Emri i tij pushtoi planet dhe faqet e para të mediave pasi rriti me mbi 55 herë çmimin e Daraprimit, ilaçi më i preferuar për trajtimin e “gjendjes parazite”, e njohur si toksoplazmë, që mund të jetë vdekjeprurëse për bebet ende të palindura, për pacientët me sistem imunitar të cënueshëm, për ata me HIV dhe kancer.
Kompania e tij, “Turing Pharmaceuticals AG”, e bleu ilaçin e futi atë në një sistem të ngushtë shpërndarjeje dhe rriti çmimin në stratosferë.
You Might also Like
Presidenti iranian viziton Italinë dhe Francën
Burimet diplomatike në Romë, kanë njoftuar se presidenti iranian Hassan Rohani, gjatë javës së ardhshme…
By
Redaksia
1 Min Read
Rexhepi: Lëvizja Besa është e hapur për njerëz nga subjektet tjera politike
Sa afrohet muaji prill kur duhet që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në rrjetet…
By
Redaksia
1 Min Read
Lëvizja BESA – Gostivar: Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit u anulohet e drejta për transport falas
Pas njoftimit se për shkaqe të panjohura për opinion publik pikërisht në ditën e parë…
By
Redaksia
2 Min Read
Pentagoni feston futjen e homoseksualëve në radhët e ushtrisë
Pentagoni ka zhvilluar një festë me rastin e lejimit të futjes së homoseksualëve në radhët…
By
Redaksia
1 Min Read
Avionët turq të servisuar në Izrael, po rrëzohen shumë shpesh
Mediat turke njoftuan rrëzimin e një avioni luftarak të tipit F-4 pasi ai ishte riparuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Tronditëse, seks me vajzën e mitur të së dashurës
Kishim dëgjuar raste të shumta të dhunës seksuale me të mitur, por që nëna të…
By
Redaksia
2 Min Read
