Arrestohet Visar Ymeri

Të martën rreth orës 9 është arrestuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Vetëvendosje, e cila ka thënë se “si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë.”

“I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë”.

Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ymerit si dhe saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj.

Visar Ymeri së bashku me ish-deputetin e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi , deputetin Rehep Selimi dhe Besart Bujupin kanë një rast të hapur në gjykatë për një përleshje që kishte ndodhur para disa viteve me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu./kohaislame

Artikulli paraprakLëvizja BESA: Freedom House, Maqedonia shënon gradën më të ulët sa i përket zhvillimit demokratik
Artikulli vijuesBilall Kasami: “Monstrat politke” Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti s’e kanë gjatë!