Arrihet marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit

 Irani dhe Grupi 5 + 1 kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, të plotë për çështjen e programit bërthamorë të Iranit, njoftuan të hënën në mëngjes burime iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Do të bihet dakord për deklaratën e përbashkët mbi marrëveshjen dhe do të publikohet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, transmeton agjencia iranian i lajmeve IRNA.
 
Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe të Rusisë dhe Kinës do të marrin pjesë në publikimin e marrëveshjes. 
 
Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Marie Harf, para publikimit të marrëveshjes do të mbahet një seancë plenare ku do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha palëve, në orën 10:30 sipas kohës së Evropës qendrore, ndërsa pas kësaj do të mbahet edhe konferencë për media. 
 
“Seanca përfundimtare plenare ndërmjet BE/P5+1 dhe Iranit është në orën 10:30 në Vjenë, në godinën e OKB-së, ndërkohë që konferenca për gazetarë do të mbahet në qendrën Austriake”, ka shkruar Harf në profilin e saj në Twitter.
 
Një nga burimet diplomatike ka njoftuar se marrëveshja përfshinë kompromis ndërmjet Washingtonit dhe Teheranit zyrtar që mundëson inspektorët të OKB-së të insistojnë në vizitat e bazave ushtarake iraniane në kuadër të programit të përcjelljes së programit bërthamor të Iranit. Megjithatë, qasja në bazat nuk parashikon edhe leje të drejtpërdrejtë dhe gjithmonë ekziston mundësia e shtyrjes.
 
Besohet se ky është një lëshim i rëndësishëm i Iranit, zyrtarët e të cilit më parë kishin deklaruar se kurrë nuk do të lejojnë qasje të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në bazat e tij.
 
Irani dhe P5 + 1 kanë zgjatur negociatat dhe pas skadimit të afatit i cili skadoi më 30 qershor, dhe bisedimet kanë vazhduar deri më 7 korrik, në një përpjekje që pas 22-muajsh të negociatave, kanë arritur një marrëveshje përfundimtare dhe e plotë mbi programin bërthamor.
Artikulli paraprakGreqia dështon përsëri në pagimin e borxhit FMN-së
Artikulli vijuesShoqatat hebreje protestojnë në SHBA kundër Izraelit