Arrin Firefox 12

Mozilla lëshoi në distribucion versionin final të shfletuesit të vet të Internetit Firefox 12.

Shfletuesi sjell vetëm ndryshime të vogla në krahasim me versionin paraprak, e në mesin e risive janë përditësimi më i thjeshtë dhe centrimi i rezultateve gjatë kërkimit të termave në një faqe (Find in Page).

Aty janë edhe mundësia e shkarkimit të fajllave me kopjimin e URL-së së tyre në download manager, implementimi i disa vetive të reja të CSS-së (column-fill dhe text-align-last), implementimi eksperimental i përkrahjes për objektet ECMAScript 6 Map dhe Set dhe zgjidhja e problemit të rënies së performancave në disa raste për WebGL në sistemin operativ Mac OS X.

Ky version i Firefox është edhe i fundit për shfrytëzuesit që kanë sistemin operativ Windows 2000 dhe Windows XP SP1. Firefox 12 për momentin mund të shkarkohet nga faqet zyrtare, e së shpejti do të jetë në dispozicion përmes sistemit të përditësimit brenda vet shfletuesit./telegrafi/kohaislame/

Artikulli paraprakIZRAELI DO TË SHTOJË NUMRIN E OPERACIONEVE SEKRETE
Artikulli vijuesNICOLAS SARKOZY, PRESIDENTI I NJË ’’NDARJEJE’’ TË DËSHPËRUAR