Japonia do të krijojë trupat e sigurisë kibernetike

Qeveria e Japonisë në javët e ardhshme synon të krijojë trupat speciale të sigurisë kibernetike në përbërje të forcave të armatosura të vendit.

“Ne duhet të krijojmë në Japoni një zonë krejtësisht të sigurt nga aktiviteti kibernetik, të denjë për vendin me standardet më të lartë të cilësisë së informacionit”, – deklaroi Kryeministri i vendit Shinzo Abe.

Njësitë e reja duhet të sigurojnë në radhë të parë mbrojtjen e sistemeve të qeverisë dhe atyre të mbrojtjes nga sulmet e hakerëve.

Në vitin 2015 supozohet gjithashtu të formohet, nën mbikëqyrjen e qeverisë, Qendra e sigurisë kibernetike. Ajo do të koordinojë gjithë politikën në këtë fushë, duke përfshirë edhe përgatitjen e specialistëve.

Artikulli paraprakNga kërcënimi i “Anonymous” në Guantanamo kufizuan Internetin
Artikulli vijuesTurqia miraton masa të rrepta kundër alkoolit