Arrin Kahn Range Rover Sport i modifikuar

Këtë të diel nga Project Kahni britanik arrin Range Rover Sport i modifikuar dhe ai me versionin 3.0 SDV6 Diesel HSE – 400 LE (Luxury Edition).

Automjeti dallohet me ngjyrën e kuqe Firenze, transmeton Koha.net, me aero body elementët (mbrojtësit e përparmë e të pasmë janë nga fibra karbonikë), me kulmin Piano Black, me maskën e përparme Black Label, me dritat ditore LED, me sistemin sportiv të gazrave nga çeliku i pandryshkur, me setin e 23-inçë të rrotave nga alumini (gomat 305x30x23″), darët frenuese në edicionin Liquid Gold, dhe, natyrisht, me enterierin e modifikuar(lëkura Herringbone, pragje dhe pedale alumini…).

Çmimi për këtë Range Rover Sport në Britani të Madhe është 82.875 funte.

Artikulli paraprakMustafa shtron iftar për krerët e BIK-ut, thekson harmoninë ndërfetare
Artikulli vijuesRenaulti prezanton konceptin e ri