Arrin në 23 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Virginia

Si rrjedhojë e përmbytjeve që u shkaktuan nga shira të rrëmbyeshëm të cilat zgjatën rreth 7 orë, 23 persona kanë humbur jetën.

Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në shtetin e Virginia-s Perëndimore të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Krizave thanë se si rrjedhojë e përmbytjeve që u shkaktuan nga shira të rrëmbyeshëm të cilat zgjatën rreth 7 orë, 23 persona kanë humbur jetën.

Guvernatori i Virginia-s Perëndimore, Earl Ray Tomblin, në një deklaratë ditën e djeshme kishte thënë se si rrjedhojë e kësaj fatkeqësie natyrore 14 persona humbën jetën ndër të cilët dhe një fëmijë 8 vjeçar.

Tomblin në fjalën e tij e cilësoi si fatkeqësinë më të keqe të 100 viteve të fundit dhe më tej theksoi se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 44 qytete dhe se 150 ushtarë janë dërguar në këto rajone për ti ardhur në ndihmë popullatës.

Ndërsa Sherifi i Greenbrier County, Jan Cahill, e cilësoi si kaos këtë fatkeqësi dhe vuri në dukje se infrastruktura është shkatërruar dhe se urat dhe disa shtëpi janë shembur.

Artikulli paraprak“Politika evropiane doemos duhet të flasë kundër islamofobisë”
Artikulli vijuesRama organizon iftar për nder të muajit të Ramazanit