Arritjet më të mëdha të Kalifatit Osman:
– Çlirimi i Kostandinopojës, që ishte përmbushja e ëndrrës së myslimanëve.
– Qëndrimi burrëror i Sulltan Abdul Hamidit ndaj çifutëve, ku u bë një pengesë serioze për ngritjen e shtetit hebre në Palestinë.
– Perandoria Osmane u bë e pa kapërcyeshme për Evropën e cila synonte pushtimin e tokave islame. Duke filluar me Sulltan Selimin i cili i pengoi portugezët të pushtonin gadishullin arabik dhe shtetet e tjera evropiane të pushtonin Afrikën e veriut.
– Perandoria Osmane e vonoi së tepërmi rënien e vendeve islame në dorë të kolonizatorëve evropian.
– Mbrojtja dhe kujdesi i madh që tregoi Perandoria Osmane ndaj vendeve të shenjta. (Mbrojtja e gadishullit arabik nga Sulltan Selimi e deri te mbrojtja e Palestinës nga Sulltan Abdul Hamidi)
– Osmanët ishin simbol bashkimi i myslimanëve. Mirësinë më të madhe ata e kanë në mbrojtjen e islamit dhe të myslimanëve. Dashuria që kishin për këtë fe e ngriti edhe këtë shtet në këmbë.