Arsenal armësh dhe drogë në Durrës, tre në pranga

Policia e Durrësit ka sekuestruar një arsenal armësh në fshatin Radë dhe ka vënë në pranga tre persona. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar Pjetër Shota, 56 vjeç, Ilir Shota, 35 vjeç, nga fshati Mallkuç dhe Marios Paluçi, 24 vjeç nga Hamallaj.

Në fshatin Radë gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit tip Fiat, me drejtues Ilir Shotën dhe pasagjer Mario Paluçin, janë gjetur 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe u sekuestrua mjeti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Pjetër Shota, u gjet edhe arsenal armësh, një armë zjarri automatik, model 56 kalibër 7.62mm, një pushkë model 63,kalibër 7.62 mm, një çcifte, 6 krehëra automatiku model 56,me 95 fishekë, kalibër 7.62 mm dhe dy krehëra me 40 fishekë, model 54, me kalibër 7.62 mm.

Mbi Ilir Shotën dhe Mario Paluçin rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa mbi Pjetër Shotën rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.

Artikulli paraprakFlet bashkëbanuesi i femrës që është gjetur e vdekur në Prishtinë (Video)
Artikulli vijuesEuropa e plakur, i duhen 250 milionë emigrantë