Vazhdojnë kërkimet për kapjen e 10 ushtarëve puçistë të cilët natën e 15 korrikut, gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ, organizuan një sulm ndaj hotelit ku qëndornte dhe ishte ndarë vetëm para 15 minutash Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Marmaris, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra thuhet se fotografitë dhe informacioni i nevojshëm i 10 personave të cilët ikën në drejtim të pyllit pas tentativës, i janë shpërndarë të gjitha njësive të forcave të sigurisë.
Forcat e sigurisë janë duke vazhduar kërkimet e tyre nga ajri, toka dhe deti për gjetjen e këtyre 10 personave. Kërkimet e tyre janë intensifikuar në Akyaka të qytezës Ula në Marmaris.
– Arsenal armësh për tentativën e vrasjes
Gjatë kërkimeve të ushtarëve puçistë janë gjetur shumë armatime dhe pajisje të tjera të tyre të lëna në vende të ndryshme në pyje. Kjo gjë nxori në pah sasinë e madhe të armatimeve që këta ushtarë kishin marrë me vete për këtë sulm.
Sasia e armatimeve dhe pajisjeve të gjetura bashkë me ushtarët e kapur deri më tani është si vijon; 22 pushkë automatike tip HK 416 cal, një M4, 6 bomba hedhës, 22 fishekë për bomba hedhës, 5 pistoleta tip baretta, pistoletë tip Sig Sauer, një pistoletë tip Glock, 3.874 fishekë për armë të rënda, 668 fishekë pistolete, 11 bomba dore, 15 dylbi pushke për pamje ditore, 7 dylbi nate, 856 gëzhoja fishekësh për armë të rënda, 103 karikatorë armësh të rënda, 34 karikatorë pistoletash, 20 anti plumb, 2 thika komandoje, 23 helmeta, 4 fenerë për përdorim ushtarak, 18 mbrojtës jelekësh anti plumb, 39 pllaka qeramike për përdorim tek jelekët anti plumb, 30 bërthama fishekësh për armë të rënda, 9 jelekë sulmi, 7 pranga plastike, 2 pajisje ndërlidhjeje, 11 radiomarrëse, 43 pajisje për kyçet e këmbëve dhe 2 për tek kyçet e duarve, 3 llamba koke, 2 telefon celularë, 16 telefonë të thyer, 4 çanta krahu, një kamer aksioni, 2 këmisha me grada, 2 maska motorike, 3 harta të Marmarisit, 3 kuti fishekësh pistoletash, 3 lista me kode radio marrësesh, 2 serume, një karikuese telefoni, 3 këmbë mitrolozi HK, 5 çibukë ndriçues, tespih dhe 4 portofola.