Vriten tre ushtarë turq në Siri

Si pasojë e një sulmi në Siri, janë vrarë tre ushtarë turq si dhe janë plagosur ën 4 të tjerë.

50 objektiva të përcaktuara të terroristëve në rajon u evidentuan dhe u goditën në shënjestër 225 herë me anë të obusëve furtuna të Forcave të Armatosura Turke, njofton TRT.

Që nga dita që ka filluar operacioni e deri më sot ndaj 443 objektivave janë bërë 924 gjuajtje.

Ushtria e Lirë e Sirisë e mbështetur nga forcat e koalicionit mori dje nën kontroll fshatrat Vukuf dhe Sadvi, në Siri.

Artikulli paraprakKomunat, 650 mijë euro për mëditje
Artikulli vijuesGjakova, komuna me performancën më të mirë për shfrytëzimin e granteve