Artistja dhe udha e saj drejt dritës

Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu: Motra juaj, Emet All-llah, muslimane kanadeze, mirrem me artin e ngjyrosjes të xhamave. 
Kam filluar udhën time drejt Islamit qysh para dy vjetësh apo pak më shumë, pikërisht në një prej netëve të shkurtit të vitit 2003, kur isha vetëm në shtëpi. Më erdhi në mendje xheneti dhe zjarri, vendbanimi i njeriut dhe udhëtimi i tij në këtë dunja. Dhe përfundimi i tij në fund. Mendova se njeriu mund të jetojë pak, prandaj duhet që të bëjë diçka për përfundimin e tij, e të bëjë çështë e mundur që të ndihmojë të tjerët. Gjithashtu duhet që të adhurojë All-llahun si Krijues. Fillova të qaja dhe të falesha namazin e të krishterëve, dhe e luta All-llahun që të më ndihmojë që ta (shërbej atë) gjatë gjithë jetës që më ka mbetur. Vendosa që nga ky moment të bëhem katolike e sinqertë. 
Mendova të studioj Ungjillin, dhe të lidhem më shumë me kishën. Pastaj mbasi qava gjatë dhe ndjeva se u afrova drejt All-llahut, shkova të flej. 
Dy ditë mbas kësaj ngjarje, ra zilja e derës (nuk kisha dëgjuar për Islamin akoma porse kisha dëgjuar për muslimanët, dhe nuk kisha takuar asnjë musliman apo muslimane më parë).. pashë para syve një grua muslimane e veshur me hixhab. Mendova se kjo veshje është nga zakonet dhe traditat e vendit të saj, dhe kultura e këtij vendi. Kërkoi prej meje xham të vizatuar me zbukurime Islame. Ngaqë nuk dija zbukurime Islame fillova të kërkoja për to në Internet. 
Kur e shkruajta emrin “Islam” në katrorin e kërkimit më dolën disa faqe Islamike. Fillova ti lexoja e i harrova zbukurimet!! Fillova të kërkoja më shumë, e të mësoja, ndjeva se kjo është fe e saktë. Besova se ka vetëm një “ZOT” porse nuk kisha dëgjuar më parë për të Dërguarin e All-llahut, salall-llahu alejhi ve selem. Ndjeva kënaqësi të pakufishme dhe lumturi të papërshkruar, dhe dëshirë për lexim sa më shumë, ku nuk munda të përmbahem. 
Menjëherë bleva disa libra; një kopje nga Kur’ani dhe përkthime të tij. Më afruan shumë ato çka i lexova për Islamin për të cilën falënderoj All-llahun. 
Pa kaluar akoma muaji maj i të njëtit vit mora në telefon një prej xhamive, ku me pak frikë shkova të shfaq Islamin, në të cilën xhami dëshmova dy dëshmitë e vërteta (sehadetin). Takova atje një prej thirrësve e cila më dha tefsirin e xhuzit të 30-të të Kur’anit, dhe një lipër të shpjegimit të akides Islamike. Dola nga xhamia sikur kisha lindur për së dyti. Muslimane pa asnjë gabim apo gjunah, ky është rast në favorin tim që të jetoj nën bindjen e All-llahut dhe ta adhuroj me adhurimet më të mira. 
O sa e mrekullueshme është të gjesh të vërtetën dhe o sa madhështore është kjo fe!! 
Qysh në hapin e parë të futjes në Islam, ndjeva se mora përsipër detyra të reja dhe përgjegjësi të mëdhaja, ndaj vetes fillimisht, e ndaj të tjerëve së dyti. Që ti shpëtoj nga tmerri i errësirave… 
Fillova që të njihja farzet e Islamit, e të mësoj abdesin, pastrimin, namazin dhe hixhabin sipas sheriatit. Namazin e fal rregullisht qysh në futjen në Islam velilahil hamd vel min-neh. 
Jetoj në një qytet të vogël prandaj kur dilja me hixhab tërhiqja vështrimet e të tjerëve, më kujtohet se e vishja hixhabin e pak flokë më dukeshin e vendosja të kuq buzësh lehtë. 
Në fillim më zuri frika nga fjalët e njerëzve në qytetin tim, e kur u ktheva në shtëpi: hapa librin (mësimi i akides islame), në të cilin lexova se njeriu nuk duhet të ketë frikë vetëm se prej All-llahut të madhëruar. Në momentin kur e lexova këtë më zuri një lumturi e madhe sepse e mësova se duhet të kem frikë vetëm prej All-llahut të madhëruar, Zotit të botrave e mos të frikësohem prej fjalëve të askujt prej njerëzve. Qysh nga ky moment e vesha hixhabin plotësisht me gjithë nikab (perçe). Edhe pse jetoj në këtë qytet të vogël, ku nuk ka shumë myslimanë e ku veshja ime e nikabit konsiderohet shumë e vështirë, e kërkon vullnet. 
Porse, Elhamdulilah, munda që tia dal mbanë, sepse unë fillova që të mos ua vëj veshin disa komenteve të kota me të cilat tallen me mua. Pra falënderimi i takon All-llahut i Cili më zgjodhi dhe më ndihmoi që të jem robëreshë e Tij dhe të përfaqësoj fenë e Tij të pastër. 
Me ndjejën se tani përfaqësoj Islamin në fshatin tim, u shtuan përgjegjësitë. Kalova një kohë të gjatë në studime. Nga fundi i muajit qershor takova një grup motrash, i ndërtuar ky takim nga ftesa që më bëri një motër të cilën e takova në xhami ditën që shfaqa dëshminë. Ma çoi ftesën nëpërmjet postës elektronike (e-mail-it) për të marrë pjesë në një festë islamike. Mora pjesë dhe e takova motrën e cila ishte shumë bujare. Më ftoi që të merrja pjesë në disa mbledhje islamike në shoqërimin e saj. 
Dhe ashtu ndodhi, shkova e u kënaqa shumë me këto mbledhje, porse gjeta se kjo nuk është mënyra shembullore për mësimin e fesë Islame. 
Fillova që të pyesja për kërkimin e dijes derisa gjeta një dijetar nga dijetarët e mëdhenj i cili studion sheriatin. Fillova të shkoj e të marr pjesë rregullisht më shumë se një vit (sepse mësimi i sheriatit është gjëja më e rëndësishme për mua). Mësova akiden me argumente të plota e të sakta. Sikur mos të ishte kjo do të kisha rënë në bidate, si unë e sikur shumë prej muslimanëve të cilët i kam takuar edhe pse kanë nijetin për të ndihmuar. Porse ka prej tyre të cilët filluan të më mësonin Islamin sipas zakoneve të tyre, dhe bidateve e gabimeve të përhapura në të cilat kanë rënë shumë prej muslimanëve. Prandaj i këshilloj muslimanët kudo qofshin në çdo cep të dunjasë, që të korrigjojnë akiden e tyre pikësëpari në mënyrë që të përhapin fenë e tyre saktë. 
Ai i cili e ka humb këtë prej tyre, natyrisht do ta përhapë islamin të paqartë, sepse ai i cili nuk ka dije mbi diçka nuk ka se si të ftojë për në të. 
Unë tani po mësoj gjuhën arabe dhe kam mësuar disa sure nga Kur’ani, ku përkrah kësaj mësoj edhe texhuidin dhe falënderoj All-llahun e madhëruar për këtë mirësi. Edhe pse mësimi i gjuhës arabe është gjëja më e vështirë që po has. 
Duke u mbështetur mbi besimin për përgjegjësi ndaj Islamit edhe pse kjo është detyrë për mua. Fillova të bëj dave me veten dhe veprat e mia ku mora pjesë vullnetarisht në një prej kampeve të dëbuarish në Toronto i cili është 45 minuta me makinë, larg shtëpisë sime. Ku unë jam muslimanja e vetme e cila marr pjesë vullnetarisht në këtë akivitet. Me thënë të drejtën të gjithë vullnetarët atje më presin shumë mirë. Gjithashtu më dha mua rast veçimi në veshje dhe veshja e nikabit që të sqaroj veshjen e kësaj dhe njësimin e All-llahut të madhëruar dhe bisedë për Vulën e të Dërguarve, Muhamedin, salall-llahu alejhi ve selem… 
All-llahu e din se sa u gëzova për përhapjen e Islamit nëpërmjet veprave të mira kundrejt nevojtarëve, të cilat dhanë frute, Elhamdulilah, të mira. Një prej pjesëtarëve të këtij kampi i cili është 80 vjeç, u interesua për Islamin ku mori pjesë me mua në xhami tre herë. E një tjetër pranoi Islamin. Shumë prej pjesëtarëve të kampit tani kanë njohuri mjaft mirë mbi Islamin, ku më parë nuk dinin për të asgjë. Me gjëra shumë të pakta mundem që të përhap Islamin ndërmjet nevojtarëve, si shembulli i këtyre pjesëtarëve të këtij kampi. Si psh; nëpërmjet butësisë, dhe ndodhjes së disa pajisjeve të domosdoshme sikur batanije, ushqim, para etj. Ku u fut edhe një person tjetër në Islam sapo pyeti per mësimin e tij. Unë e kam ndërmend gjithmonë mësimin e Islamit nevojtarëve menjëherë sapo të marrin ndihmat e para. Duke u nisur nga kjo filluan të më ndihmonin disa motra në këtë aktivitet humanitar gjithashtu edhe prej bijve të mij ata që pranuan Islamin. 
Me thënë të drejtën All-llahu i madhëruar më dhuroi mua që të ftoj familjen time në Islam. Ku unë jam e ndarë nga bashkshorti. Dhe dola me sukses në thirrjen për në rrugë të All-llahut, të fëmijëve që janë me mua. Tani Elhamdulilah djali im, i cili është 14 vjeç tha dëshminë, masha’ All-llah. Edhe vajza e vogël falet me ne, e do të veshë hixhabin insha’All-llah… 
E lumturia arrin skajet e saj kur ne të tre falemi së bashku e adhurojmë All-llahun së bashku. Tani vajza ime e madhe akoma nuk e ka pranuar Islamin porse Insha’All-llah do ta pranojë një ditë prej ditësh. Më parë thoshte se është e krishterë, ndërsa tani thotë se nuk është sikur ishte më parë, dhe se ajo tani beson në njëshmërinë e All-llahut dhe për vulën e Pejgamberëve, salall-llahu alejhi ve selem. Kam një djalë i cili jeton me babain e tij, e ai e kundërshton pranimin e Islamit, porse Insha’ All-llahu do të bëhet musliman.. 
Gjithmonë bëj dua për të dhe për të tjerë që ti udhëzojë All-llahu… 
Ndërsa babai im ka histori në vete me të cilën dua të përfundoj me ju këtë bisedë… 
Babai im pranoi Islamin gjithashtu nga fundi i muajit Qershor. ثshtë nga personat më të kapur për fe dhe më të turpshëm që kam njohur, ai adhuronte një Zot gjatë gjithë jetës së tij. Porse mendimet e tij ishin të çrregullta. Edhe ai gjithashtu nuk ka pas ditur asgjë mbi Islamin, e as mbi vulën e Profetëve, salall-llahu alejhi ve selem. E ndihmoi All-llahu dhe e udhëzoi për në Islam, shqiptoi shehadetin. Mbas disa ditësh shkova me të tek doktori që të bënte vizitë ku na doli se ka kancer në gjak. Ditën e dielë babai im u sëmur shumë, e çuam në spial dhe vdiq mbas 14 ditësh. 
Elhamdulilah vdiq në formë të mirë, ku e llogaris, insha’All-llah, me përfundim të mirë. Ai nuk mundesh që të fliste porse vazhdimisht merrej me tesbih dhe thënien e shehadetit, qëndrova pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe. Fjeta me të në dhomën e tij, ku vazhdimisht vija kaseta me Kur’an dhe vetë i lexoja Kur’an. Në momentet e frymëmarrjes së fundit ishte duke përmëndur All-llahun, e vdiq në këtë mënyrë… Falënderoj All-llahun e madhëruar i cili e shpëtoi në duart e mia nga Zjarri.. 
Në fund dua të them se: Secili prej nesh është përgjegjës për veten dhe për të tjerët, dhe për fenë e All-llahut të madhëruar. Duhet që të përhapim fenë e All-llahut të madhëruar, e të emigrojmë për tek All-llahu i madhëruar. Ne e dimë se nuk jemi melaike e as pa gjunahe porse ti pranojmë gjunahet e të lusim All-llahun e madhëruar të na i fali. Unë e di se unë sot nuk jam sikur atë ditë që u futa në Islam, ku atë ditë isha sikur atë ditë që më lindi nëna pa asnjë gjunah, porse e lus All-llahun e madhëruar të më fali, e të më ndihmojë që të punoj që ti shërbej Islamit derisa ta takoj Atë e Ai të jetë i kënaqur prej meje… Ves-selamu alejkum e rahmetullahi ve berekatuhu 
Motra juaj, shërbyesja e Islamit, (Emet All-llah) 
Marrë nga: Islamway.Com 
Përktheu: F.Gurra 
Islamway.Com,
26.8.2005

Artikulli paraprakBOTA PO KTHEHET DREJTË ISLAMIT
Artikulli vijuesA mund të komunikoj me Zotin drejtpërdrejt?