DADO

DADO I f.
1. Grua që ushqen me gji fëmijën e dikujt tjetër, mëndeshë, tajë. E ka pasur dado. 
2. vjet. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t’u rritur fëmijët dhe për t’u përkujdesur për ta; shërbëtore. Dadoja e fëmijëve. Ishin rritur me dado. 
3. Kafshë femër, e zgjedhur për të ushqyer me qumësht të vegjlit e një kafshe tjetër. Dado për viçat. U vunë dado qengjave. 
4. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Lopë (dele, dosë) dado.
Artikulli paraprakDADË
Artikulli vijuesDAFINË