Asadi bën propagandë që kryengritësit të cilësohen terroristë

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, iu drejtua zyrtarisht Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me një kërkesë për të klasifikuar lëvizjen kryengritëse të “al-Nusrës” sipas tij si një organizatë terroriste.

Adresimi ironik i al-Assad ndaj OKB-së përkon me rritjen e shqetësimit për mundësinë sipas tij te radikalizimit të luftës civile, që në dy vitet e fundit zhvillohet në vendin e Lindjes së Mesme, me qëllim rrëzimin e al-Assad nga pushteti.

Lajmi për këtë reagim të Damaskut zyrtar u publikua në Televizionin Shtetëror Sirian. 

Përfshirja e muslimaneve në luftën për rrëzimin nga pushteti të kriminelit Asad është përdorur gjerësisht nga Ai(Asadi)  për arsye propaganduese.

Në disa shfaqje publike, Presidenti i Sirisë ka spekuluar se nëse regjimi i tij do të rrëzohet, “radikalët” do të marrin pushtetin në të gjithë vendet e Lindjes së Mesme, diçka që do të ketë sipas tij rrjedhoja fatkeqe për të gjithë globin.

E nisur në mars 2011, lufta civile i ka kushtuar jetën mbi 70 mijë sirianëve deri tani, ndërsa numri i të zhvendosur nga banesat e tyre për shkak të luftimeve llogaritet me miliona./koha/kohaislame

Artikulli paraprakJep dorëheqjen kryeministri palestinez
Artikulli vijuesProtesta masive të emigrantëve në SHBA