Janë asgjësuar 14 lopë në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit të prekura me sëmundjen e brucelozës.
Ndërsa pas këtij rasti mostrat u janë marrë edhe banorëve për të konstatuar nëse edhe dikush prej tyre është prekur, apo jo?
Mirëpo, siç njofton Hajredin Gashi, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, në këtë komunë, nuk ka asnjë konstatim ende nëse dikush nga banorët është prekur nga sëmundja që ka çuar në asgjësim lopësh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për më tepër, pas njoftimeve nga banorët e fshatit Gorancë të Komunës së Hanit të Elezit dhe pas analizave të bëra nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë e Kosovës (AVUK) është konstatuar sëmundja e brucelozës në 14 raste, lopë qumështore në 3 ekonomi familjare.
Pas këtij konstatimi, me vendim të AVUK-ut dhe me asistimin e inspektorëve komunalë janë asgjësuar kafshët e prekura nga sëmundja.