Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 17.000 bimë kanabis sativa në Memaliaj, si dhe ka arrestuar dy shtetas të dyshuar si kultivuesit e tyre, njfton Top Channel.
22-vjeçari Renato Rama, banues në fshatin Zhulaj të Memaliajt dhe 28-vjeçari Erndjan Muça, banues në fshatin Turan të Tepelenës u arrestuan pasi në vendin e quajtur Përroi i Kotorrit, në afërsi të fshatit Selckë e Vogël të Memaliajt, dyshohet se kanë kultivuar në gjashtë parcela 17.000 bimë kanabis.