Kosova nuk ekstradon në Britani priftin e dyshuar për pedofili

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e për ekstradimin e priftit të dyshuar për pedofili, Lawrence Soper, që u arrestua më 12 maj, në Pejë. Kjo me arsyetimin se sipas ligjeve në fuqi të Kosovës lënda e Priftit Soper i njohur në Kosovë si Andreë Charles është vjetruar.

Londra kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për klerikun fetar të dyshuar për abuzime seksuale me fëmijë qysh nga viti 2012.

Gjykata e ka arsyetuar refuzimin me parashkrim absolut të lëndës ndaj Laërence Soper, sipas dispozitave aktive të ligjit penal të Kosovës dhe ligjit në fuqi në kohen kur i dyshuari pretendohet se ka kryer veprën.

Pra, në kohën kur i dyshuari ka bërë krimin e drejta në fuqi ishte Kodi Penal i Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë. Ky ligj ka paraparë që vepër penale nëse nuk dënohet atëherë pas 15 viteve parashkruhet.

Laërence Soper, sipas mediave britanike, akuzohet për abuzim të fëmijëve në shkollën e Shën Benediktit, një shkollë private-katolike, pjesë e kishës në Londër. Historia e tij e abuzimeve seksuale me të mitur dyshohet të ketë ndodhur qysh para 20 viteve.

Edhe pse në vitin 2010 ishte arrestuar nga policia në Britani, ai ishte lënë i lirë për të vazhduar më tej hetimet ndaj tij. Por që atëherë Soper nuk është paraqitur kurrë më në autoritetet britanike, njofton Express.

Dy vite pas, më 2012, Policia britanike kishte lëshuar për të urdhër-arrest ndërkombëtar.

4 vite më vonë, më 12 Maj 2016, prifti i njohur edhe me emrin Andreë Charles u kap në Pejë nga Policia e Kosovës.

Artikulli paraprakAsgjësohen 17 mijë bimë kanabisi në Shqipëri
Artikulli vijuesMSA-ja, 5 milionë euro më pak inkasim në Dogana