Asgjësohen 8 mijë pula për shkak të sëmundjes

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka asgjësuar 213.489 kilogramë artikuj ushqimor. Produkte këto të cilat janë parë me rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Në raportin vjetor të punës së Qeverisë, bëhet e ditur se nga ky numër i artikujve ushqimor 355.547 janë cilësuar si produkte me origjinë bimore, derisa në këtë mes janë përfshirë edhe 94.064 litra lëngje, shkruan Indeksonline.

“Inspektoriati i Agjencisë ka sjellë vendime për asgjësime të produkteve ushqimore dhe joushqimore, të dëmshme për konsum human si dhe të rrezikshëm për shëndet publik , shëndet te kafshëve dhe bimëve, janë asgjësuar si në vijim: 213.489 kg artikuj ushqimor, produkte ushqimore me origjinë shtazore, 355.547 kg produkte ushqimore me origjinë bimore. 94.064 litra lëngje”, thuhet në raport.

Pa asgjësuar nuk kanë mbetur as kafshët e sëmura. Për një vit, AUV thotë se ka asgjësuar 279 gjedhe, 48 dele, 8000 pula dhe 232 shoqëri bletësh.

“Si pasojë e sëmundjeve të ndryshme janë asgjësuar; 279 gjedhe, 48 dele, 8000 pula dhe 232shoqëri bletësh. Gjatë vitit 2016 në laboratorët e LUV, respektivisht në laboratorin e shëndetit të kafshëve janë sjellur 16221 mostra. Në laboratorin e sigurisë ushqimore janë sjellur 970 mostra, ndërsa në laboratorin e qumështit janë sjellur 17176 mostra. Të gjitha mostrat janë analizuar sipas procedurave standarde operative”, bëhet e ditur më tej në raportin vjetor të zyrës së kryeministrit.

Në terren janë kryer 7008 inspektime të operatorëve të biznesit. Nga ky numër 47 mijë e 889 lëndë janë inspektuar nga ana e inspektoriatit kufitar, ndërsa janë dorëzuar në gjykata 161 fletparaqitje për shkeljet e operatorëve.

“Aktivitetet në fushën e inspektimit – janë kryer aktivitetet si në vijim: 7008 inspektime të operatorëve të biznesit me qëllim të arritjes përputhshmërisë me rregullat e definuar me legjislacion nga ana e inspektoratit të brendshëm; 47889 lëndë të inspektuara nga ana e inspektoratit kufitar ( ai veterinar dhe fitosanitar; 162 fletëparaqitje për shkeljet e kryera nga operatorët e bizneseve të dorëzuara në gjykata përkatëse”./Indeksonline/

Artikulli paraprakKu mbeti premtimi që Portin e Shëngjinit ta shfrytëzojë Kosova?
Artikulli vijuesA do jetë objekt i Gjykatës speciale Isa Mustafa e Bujar Bukoshi?!