Arsimi parauniversitar i komunitetit serb në Kosovë edhe 4 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe as me fillimin e këtij viti shkollor, kur shteti e ka përfunduar mbikëqyrjen e pavarësisë, nuk janë integruar në sistemin kosovar të arsimit.
Në shumicën e teksteve shkollore të nxënësve serbë të Kosovës, të hartuara nga Ministria e Arsimit e Serbisë, shteti i Kosovës vazhdon të prezantohet si pjesë e Republikës së Serbisë, si në harta ashtu edhe në përshkrim.
Bazuar në një raport të Komisionit të pavarur për shqyrtimin e materialeve mësimore në gjuhën serbe, i themeluar më herët nga MASHT-i, në librin e klasës së tretë, “Kushtetuta dhe e drejta qytetare”, e hartuar nga Serbia, shteti i Serbisë paraqitet si “shtet unitar me dy krahina: Kosova e Metohia dhe Vojvodina.
Në librin e historisë për klasën e shtatë të fillores, ndërkaq, shqiptarët paraqiten si popull i ardhur në Kosovë nga pjesa veriore dhe e mesme e Shqipërisë në fund të shekullit 16.
Sipas këtij libri, që e mësojnë nxënësit serbë kosovarë, shqiptarët i kanë përzënë të tjerët, sidomos serbët.
Shqiptarët, pra, prezantohen tek nxënësit serbë si “njerëz që kanë ushtruar vazhdimisht dhunë kundër serbëve”. Këto gjëra, duke u mohuar gjithçka që u përket shqiptarëve gjenden sidomos në librat e historisë, gjeografisë, edukatës qytetare, letërsisë, etj.
Mësimdhënësit e komunitetit serb, sipas zyrtarëve të arsimit, vazhdojnë të mos i refuzojnë pagat që i marrin nga buxheti i Kosovës, porse i japin llogari sistemit arsimor të Serbisë.
Arbër Morina, zëdhënës në MASHT, ka thënë se ministri Buja dhe përfaqësues të tjerë të MASHT-i kanë bërë përpjekje që ta ndërrojnë gjendjen, porse sipas tij, problemi vazhdon të trajtohet më shumë nga aspekti politik.
“Janë disa shkolla serbe të cilat kanë marrë projekte për integrim, ashtu siç kanë edhe disa mësimdhënës e drejtorë që kanë marrë pjesë në trajnime të organizuara nga MASHT-i, shkruan “Koha Ditore”.
Bile një drejtor është certifikuar për trajnime të tilla”, ka thënë Morina, por ka pranuar se asnjë shkollë serbe në Kosovë nuk punon me planprogramet e Kosovës.
Megjithëkëtë, Morina ka theksuar se korniza e Kurrikulit është përkthyer edhe në gjuhën serbe dhe se grupet punuese janë duke punuar për kurrikulën bërthamë. Pos refuzimit të planprogrameve kosovare, komuniteti serb, edhe atje ku janë krijuar komunat e reja në bazë të Planit të Ahtisaarit, nuk janë treguar bashkëpunues të mirë me organet e shtetit kosovar.
Ata nuk i kanë dorëzuar as listat e numrit të nxënësve dhe të arsimtarëve të tyre. Kjo vërehet lehtë edhe në librin e botuar të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të Kosovës, “Statistikat e arsimit në Kosovë 2011-2012”, ku nuk është shënuar asgjë për arsimimin e nxënësve të komunitetit serb. Në vetë parathënien e librit është pranuar se u mungojnë këto të dhëna.
“Edhe në këtë publikim mungesa e të dhënave nga shkollat serbe do të ndikojë në paraqitjen komplete të të dhënave për arsimin parauniversitar të Kosovës”, thuhet në librin në fjalë.
Konstatimi se shkollat serbe vazhdojnë të punojnë tërësisht sipas planprogrameve të Serbisë ka dalë edhe në dokumentet e Institutit GAP, në të cilat janë paraqitur raportet financiare të të gjitha komunave kosovare. “Formimi i komunave të reja në Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh nuk ka arritur t’i neutralizojë strukturat paralele të kontrolluara dhe të financuara nga Qeveria e Serbisë. I tërë sistemi shëndetësor dhe arsimor në këto komuna kontrollohet nga strukturat paralele”, thuhet në një raport të GAP-it.ind/kohaislame
You Might also Like
Thaçi intervenoi te Erdogani për të liruar dy zyrtarët e arrestuar të AKI-së
Dy zyrtarë të lartë të AKI-së janë arrestuar nga autoritetet turke me të dalë nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Enver Sekiraqa dënohet me 37 vite burgim (Video)
Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor është akuzuar për veprat penale të nxitjes në vrasjen e…
By
Redaksia
2 Min Read
Ekspertët rusë: Rusia nuk do ta njoh Kosovën
Rusia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, nuk ka tregtuar dhe kurrë nuk do…
By
Redaksia
1 Min Read
Kurti: Hoxhaj e Tahiri po e anashkalojnë Kuvendin
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, e ka kritikuar ministrin e Jashtëm,…
By
Redaksia
2 Min Read
Privatizimi ende nuk është shtrirë në komunat me shumicë serbe
Procesi i privatizimit në Kosovë, i kritikuar për menaxhim të dobët, është cilësuar nga ekspertë…
By
Redaksia
4 Min Read
Në Kosovë drogë përdorin 1.6 për qind e popullatës
Trafikimi me narkotikë akoma paraqet një nga problemet ose shqetësimet kryesore për Policinë e Kosovës.…
By
Redaksia
5 Min Read
