Assad: Nuk mund të më mposhtin

Në një intervistë të rrallë për revistën egjiptiane, al-Ahram al-Arabi presidenti sirian shtoi se dialogu ishte mundësia e vetme e zgjidhjes së krizave në të gjitha vendet ku pati revolta popullore dhe se dhuna duhej shmangur.

Ai këmbënguli se qeveria e tij, përkundër rasteve në Libi, Tunizi, Egjipt, Algjeri e Jemen nuk do të bjerë. Ndryshimi nuk mund të ndodhë me ndërhyrjet ndërkombëtare, tha Assad, duke shtuar se të dyja palët e përfshira tashmë prej muajsh në një konflikt të ashpër e të armatosur në Siri janë të barabarta, por sërish fajësoi “terroristët” për viktimat.

“Dhuna nuk mund të tolerohet dhe qeveria nuk mund të qendrojë duarlidhur përballë akteve vandale të terroristëve. Dialogu është zgjidhja e vetme”, thotë presidenti sirian.

Prej kohësh Assad kishte shmangur daljet në publik. Megjithatë intervista e fundit e tij, analizon BBC, tregon se nuk ka asnjë ndryshim në qendrimet e tij për protestat në Siri, ku konflikti i armatosur ka marrë përmasat e një lufte civile duke u marrë jetën rreth 30 mijë personave që nga nisja e tij./tch/kohaislame

Artikulli paraprakPacolli s’jep dorëheqje, shkrimet i cilëson shantazh
Artikulli vijuesMicrosoft paraqet një arnim për Internet Explorer