Microsoft paraqet një arnim për Internet Explorer

Mund t’i keni parë lajmet që Microsoft ishte duke e përgatitur një zgjidhje një-klikimëshe për Internet Explorer, duke i mbrojtur përdoruesit nga një vrimë në siguri që ishte zbuluar së fundi.

Ndërmarrja fuqimisht deklaron që disa përdorues në fakt ishin dëmtuar, por e pranon që ka potencial për të mënjanuar infektimet e mëtejshme.

Microsoft ka planifikuar tani një përditësim në siguri gjatë kësaj të premteje që do të jetë ‘grumbullues’.

Sidoqoftë, tani, nëse dëshironi të mbroni vetveten, Microsoft ju ka mbuluar:

Sot ne kemi lëshuar një Arnim që është në dispozicion të adresojë atë problem. Kjo është një zgjidhje e lehtë, një-klikimëshe që menjëherë do të ndihmojë në mbrojtjen e kompjuterit tuaj.

Ai nuk do të ndikojë në mundësinë tuaj për të shfletuar uebin dhe nuk kërkon një rifillim të kompjuterit tuaj.

Nëse jeni duke e përdorur Internet Explorerin, klikoni në atë lidhje. Nëse jo, pse jeni duke e lexuar këtë postim? (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakAssad: Nuk mund të më mposhtin
Artikulli vijuesHTC-ja telefona me Windows Phone 8