Assad po përdor armë kimike

Presidenti sirian Bashar al-Assad po përdor armë kimike, sipas të gjitha gjasave sarin, kundër forcave kryengritëse, tha sot një zyrtar i lartë ushtarak izraelit.

Gjeneral Brigage Itai Brun që drejton divizionin e inteligjencës në kërkimet dhe analizat ushtarak, tha gjatë një konference në Tel Aviv, se simptomet fizike të viktimave nga luftimet në Siri janë këto konstatime.
“Shkuma që po del nga goja e fëmijëve, dhe shenjat tjera dëshmojnë përdorimin e armëve kimike në luftimet”, ka thënë ai.
“Çfarë armë kimike do pyesni ju? Unë ju them se sipas të gjitha gjasave sarin”, nënvizoi ai.
Ky helm është zhvilluar në Gjermani në vitin 1938, dhe është përdorur si pesticid, raporton rel.
Sarina është agjent vdekjeprurës nervor, pa ngjyrë dhe pa erë.
Në doza të mëdha, ai paralizon muskujt përgjatë mushkërive, që i bënë viktimat të ngulfaten dhe mbyten, meqë mushkëritë iu mbushen me mukozë dhe pështymë./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakShkenca reale vërtetuese e fjalëve kuranore
Artikulli vijuesDacic: Nuk e kemi shitur Kosovën për datë