Emiratet mbledhin 28 milion dollarë donacione për Sirinë

Në Emirate, një fushatë për grumbullimin e fondeve për refugjatët sirian që po përballen me kushte të vështira të dimrit në kampet e shteteve fqinjë, ka arritur të mbledh 28 milionë dollarë, lajmëroi sot Hëna e Kuqe.

Shefi i kësaj organizate humanitare, Mohammed Atiq, tha se në këtë aksion janë mbledh 102 milionë dirham, të cilat kur konvertohen bëjnë 27.8 milionë dollarë.
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje të hënën për mbledhjen e 12.9 miliardë dollarë në ndihma emergjente, për refugjatët në botë.
Gjysma e asaj shume, është paraparë vetëm për refugjatët dhe të shpërngulurit në Siri, të cilët kanë arritur në miliona njerëz.
Emiratet e pasura me naftë, sikur edhe shtetet e tjera fqinje në Gjirin Persik, i kanë dal në ndihmë forcave kryengritëse në Siri, të cilat po luftojnë kundër regjimit kriminal e brutal i Bashar al-Assad. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakTurqia i dhuron 3 milion euro ushtrisë dhe policisë shqiptare
Artikulli vijuesNokia prezanton Asha 503 (VIDEO)