Asus prezantoi mini kompjuterin që kushton 130 dollarë

Kompania Asus në ngjarjen e madhe të teknologjisë IFA 2015, ka prezantuar shkopin më të ri HDMI.

Ky shkop mund të transformohet në çast në kompjuter personal, kur lidhet me televizor ose monitor.

Asus VivoStick është përgjigje e Asusit për shkopin e Intelit, Compute Stick. Ky shkop është një kompjuter personal të cilin mund ta mbani në xhep.

Me çmim prej 129 dollarë, pajisja e vogël përfshin 2 gigabajt të RAM memories, 32 gigabajt memorie të brendshme, dy porte për USB dhe “jack” për kufjet, transmeton Koha.net. VivoStick punon me procesor Intel Cherry Trail dhe me grafikën Intel, dhe përveç kësaj posedon edhe Bluetooth 4.0 dhe mbështetjen 802. 11n Wi-Fi.

Dimensionet e kësaj pajisje të vogël të Asusit janë 138x34x15 milimetra, ndërsa peshon rreth 70 gramë.

Kompania Asus nuk ka bërë të ditur se kur do të dalë për shitje shkopi VivoStick.

Artikulli paraprakNuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë
Artikulli vijuesAmbasadori britanik apelon që tju ndihmohet migrantëve