Skandali i Volkswagen, mbi 1 milion makina të prekura në Britani

0
136

Prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen ka njoftuar se rreth 1.2 milion mjete të tij të shitura në Mbretërinë e Bashkuar përmbajnë programin që fshihte skandalin e çlirimit të gazrave.

Mes tyre përfshihen makina që furnizohen me dizel që mbajnë firmën e VW, si Audi, Seat dhe Skoda, si dhe vetë automjetet VW.

Në ditët e ardhshme kompania do t’u dërgojë vendeve kliente të saj numrat e identifikimin, si dhe do të organizojë një proces në mënyrë që pronarët e mjeteve të verifikojnë nëse janë prekur nga manipulimi.

Kompania gjermane theksoi megjithatë se, të gjitha automjetet janë të sigurta dhe mund të përdoren. Ajo pritet t’ia paraqesë planet e saj të riparimit edhe enteve rregullatore muajin e ardhshëm.

Mbretëria e Bashkuar, raporton BBC, ka gjasa që të ketë një numër të konsiderueshëm automjetesh të prekura nga ky skandal.

Kjo, pasi Britania ka qenë për një kohë të gjatë tregu më i madh i automjeteve në BE, pas Gjermanisë.

Paketat stimuluese, përfshirë këtu përdorimin e financimeve për teknologjinë inovative, i çuan shitjet e makinave në vitin 2014 në kuotën më të lartë në 10 vjet.