Brendi Audi nuk është edhe aq mirë sa i përket çmimeve të fituara, por prodhuesi i veturave muajve të fundit ka qenë shumë aktiv, duke fituar trembëdhjetë çmime apo merita për një periudhë të shkurtët kohore.
Çmimet e fituara nga Audi janë të shumëllojshme, që nga motorët fantastik, dizajnet e interierin, transmeton koha.
Motori 2.5 TFSI, i cili është në modelet si RS Q3 e RS3, ka fituar çmimin si “Motori i vitit internacional”, ndërsa A4 u emërtua si “Vetura më e sigurt Pick+”, nga instituti për siguri rrugore (IIHS).
Në Lindjen e Mesme, Audi RS3 u votua si “Vetura me performanca premium e vitit” e edhe Q7 mori çminim si “vetura e vitit” në ngjarjen për “veturën e vitit”.
Ndërsa S6 dhe S7 morën çmimin për vetura “luftarake”. E revista “Automan” emërtoi A6 si vetura “Premium e Vitit” dhe RS7 si vetura me performanca më të mira në këtë vit.
Në SHBA, Audi TTS u përfshi në listën e 10 veturave për interierin më të mirë, e revista për vetura për teren të vështirë ka emëruar A6 allroad quattro si crossover luksoz dhe Q7 në vendin e tretë në kategorinë e SUV.