Një tjetër foshnjë vdes nga i ftohti

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një barake në zonën e Shkozës, një foshnjë e komunitetit rom me iniciale M.M. ka ndërruar jetë.

Policia njofton se shkak i vdekjes së foshnjes 3-muajshe ka qenë i ftohti.

Po gjatë këtij muaji, një tjetër foshnjë ndërroi jetë për shkak të të ftohtit. Ngjarja e rëndë u shënua në Durrës, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”.

Mësohet se nëna e foshnjës, një 18-vjeçare, prej disa ditësh jetonte poshtë kësaj ure me foshnjën e saj dhe se ishte e divorcuar./TCH

Artikulli paraprakZvicër: Plaku 80 vjeçar pranon Islamin sepse një i ri Shqipëtar e mbykqyrte atë
Artikulli vijuesDhjetra të vdekur nga dy sulme në Homs të Sirisë