Në fillim të muajit të kaluar kompania Audi në panairin e veturave në Gjenevë ka prezantuar anëtarin e saj më të vogël të familjes Q (Audi Q2), ndërsa gjatë vitit 2018 konsumatorëve do t’iu ofrojë edhe top modelin nga kjo familje – modelin luksoz Q8.
Besohet se Q8 do të jetë SUV i madh dhe luksoz i cili do të bazohet në platformën MLB.
Audi Q8 për nga gjatësia dhe gjerësia do të jetë i njëjtë sikurse modeli Q7 (që do të thotë rreth 5 metra i gjatë dhe 1.9 metra i gjerë), por do të jetë pak më i ulët për rreth 50 centimetra – do të jetë 1.7 metra i lartë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Q8 do të jetë më i gjerë sa i përket gjatësisë boshtore, e cila do të jetë prej rreth 3 metra.
Mbetet të shihet nëse Q8 do të ketë më pak hapësirë për mbështetjen e kokës së pasagjerit në pjesën e pasme, por edhe më pak hapësirë në bagazh për dallim nga Q7.
Falë materialit nga alumini dhe fibra të karbonit, modeli Q8 do të peshojë më pak.
Në gamën e motorëve do të gjenden motorët benzinë e dizel V6 dhe V8, si dhe versioni plug-in hibrid. Ky i fundit do të kombinojë motorin benzinë me motorin elektrik (me të cilin mund të udhëtojë deri në 50 kilometra vetëm me motorin elektrik), por në ofertë mund të pritet edhe kombinimi i motorit dizel dhe motorit elektrik.
Gjithashtu, është e mundshme edhe versioni sportiv SQ8 me motor dizel 4.0-litër V8 Tri-Turbo.
Duhet përmendur se ky model luksoz posedon edhe elemente high-tech, duke përfshirë sistemin e ri MMI (Multi Media Interface), ekranin digjital OLED high-definition.
Audi Q8 do të ofrohet në version vetëm me pesë ulëse, ndërsa kompania Audi planifikon që këtë model ta prodhoj në fabrikën në Bratisllavë, në Sllovaki.
Së bashku me Q8, Audi planifikon edhe pasardhës për modelet e tanishme si Q3 dhe Q5, më të voglin Q1, si dhe për modelin Q4 dhe modelin elektrik Q6.