RrGGK: Ngacmimet seksuale në Kosovë janë të shpeshta

Ngacmimi seksual mbetet një koncept mjaft i ri në Kosovë, edhe pse aktet e ngacmimit seksual duket se janë mjaft të shpeshta.

Në vitin 2014, një veprim i vogël për fushatën“Take Back the Night” habiti aktivistet/ët e të drejtave të grave, dhe si rrjedhojë u ndez debat i nxehtë në medien sociale, njofton kumtesa nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës përmes një kumtese , transmeton Koha.net.

Tregime për përvoja pikëlluese filluan të dalin nga hijet. Debati lidhur me fushatën “Take Back the Night” forcoi bindjet e RrGGK-së se ishte më se e nevojshme që të mateshin njohuritë dhe qëndrimet e qytetarëve, si dhe shpeshtësia e rasteve të ngacmimit seksual në Kosovë.

Ky raport, për herë të parë, analizon kornizën ligjore që ndërlidhet me ngacmimin seksual në Kosovë; perceptimet dhe qëndrimet drejt ngacmimit seksual; shtrirjen e tij; dhe përgjigjen institucionale. Raporti ka për qëllim të adresoj mungesën e të dhënave të ngacmimit seksual në Kosovë si dhe të monitoroj zbatimin e kornizave të shumta ligjore nga institucionet përgjegjëse publike.

Hulumtimi ka përfshirë rishikimin e kornizës ligjore, një anketim të realizuar në vitin 2015, në të cilin u përfshinë 1,315 qytetarë të moshës mbi 18 vjeç (51.6% gra/vajza dhe 48.4% burra/djem), të të gjitha etnive të Kosovës. Gjithashtu, ka përfshirë më shumë se 200 intervista me përfaqësues të institucioneve që kanë ndonjë përgjegjësi në zbatim të kornizës së duhur ligjore, organizata të shoqërisë civile si dhe akterë tjerë kyç. Raporti përmbyllet me rekomandime për amendamentimin e kornizës ligjore dhe përmirësimin e përgjigjes institucionale për ngacmimin seksual.

Artikulli paraprakImamët turq: Ndërgjegjja e myslimanit nuk e pranon kurrë terrorin
Artikulli vijuesAmnesty International: Rusia fajtore për krime lufte në Siri (Foto)