Rreth një mijë demonstrues u mblodhën sot në një protestë paqësore në Melbourne (Melburn) të Australisë dhe i bënë thirrje autoriteteve që të mos tolerojnë sulmet raciste dhe islamofobike të cilit do grup në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta u organizua me ftesë të Grupit për luftën kundër racizmit dhe fashizmit, dhe u mbështet nga disa organizata dhe lëvizje jo-qeveritare në Australi.
“Muslimanët janë të mirëpritur, racistët jo”, “Liri për emigrantët”, “Ky ishte dhe mbetet vend i aborigjenëve”, “Jo, racizmit dhe islamofobisë”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e demonstruesve në sheshin e Federatës në qendër të Melburnit.
Zëdhënësi i Grupit për luftën kundër racizmit dhe fashizmit, Ezekiel Ox, tha se nuk do ti lejojnë grupet radikale dhe lëvizjet e krahut të djathtë që të minojnë strukturën multikulturore të Melburnit.