Kardavi: Nuk duhet heshtur ndaj masakrës që ndodhi në Hula

Gjatë emisionit të tij të përjavshëm “Sheriati dhe jeta” në kanalin Alxhazira, shejh Jusuf Kardavi e dënoi masakrën e kryer nga forcat e regjimit sirian dhe u kërkoi vendeve arabe ti ofrojnë mbështetje dhe ndihmë ushtrisë siriane të lirë.

Njëkohësisht, ai i bëri thirrje Ligës Arabe, Konferencës Islame për Bashkëpunim dhe Kombeve të Bashkuara që ti thonë “Stop” krimeve të regjimit sirian. Ai tha se për atë që ndodhi në Hula, nuk duhet heshtur në asnjë mënyrë dhe se i gjithë umeti mysliman është i obliguar të dalë kundër zullumqarëve.
Shejh Kardavi u bëri thirrje të gjithë forcave ushtarake të regjimit sirian, që të heqin dorë nga ky regjim mizor dhe ti bashkëngjiten Ushtrisë Siriane të Lirë. Paralelisht ai u bëri thirrje të gjithë qeverive arabe që të krijojnë një forcë ushtarake për mbështetjen e luftëtarëve kundër regjimit sirian. Ai u kërkoi të gjithë predikuesve të xhamive anembanë botës islame, që të luten me përgjërim për vëllezërit e tyre në Siri. /ardhmeriaonline/kohaislame

Artikulli paraprakErdoan për masakrën në Hula: Tallje me botën
Artikulli vijuesShala: Shteti i shkelur!