Gjykata më e lartë e Austrisë i ka anuluar zgjedhjet presidenciale pas ankesës së kandidatit të ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, Norbert Hofer i cili i ka humbur zgjedhjet, raporton BBC.
Partia që e ka kundërshtuar rezultatin ku fitues ishte shpallur kandidati i të gjelbërve, Alexander Van der Bellen, pretendonte se votat e dërguara me postë nuk janë trajtuar si duhet.
Tash në Austri duhet përsëritur zgjedhjet presidenciale.
Nëse arrin të zgjidhet, Hofer do të bëhet i parti politikan i ekstremit të djathtë që bëhet udhëheqës i një vendi anëtar të BE-së.
Partia e tij e ka udhëhequr fushatën duke u mbështetur në shqetësimet rreth imigracionit dhe rënies së standardit të jetesës.
Pas vendimit të gjykatës, Presidenti aktual, Heinz Fischer do të zëvendësohet përkohësisht nga tre zyrtar parlamentar, përfshirë edhe vet Nobert Hofer.
Zgjedhjet presidenciale pritet të përsëriten në muajin shtator apo tetor.