O Gani, Arabia dha dëshmorë ndërsa Vatikani ende nuk e njeh Kosovën!

0
181
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i cili tani po qëndron në arrest shtëpiak, ka deklaruar se për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarisë më shumë kanë kryer punë Vatikani sesa Arabia Saudite.
Geci në një prononcim për “Zërin” ka treguar për qëndrimin në burg, si dhe bisedat që i kishte me imamin, Shefqet Krasniqi.
“Unë nuk jam falur, por jam mysliman tradicional. Besoj në Zot, besoj në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, mbrojtjen e vetvetes, mbrojtjen e nderit të familjes. Nuk jam falur sepse nuk është puna që nuk di, por ne ishim në burg, por s’e kam praktikuar të falem”, ka thënë ai.
Geci më tej tregon se i ka thënë Shefqet Krasniqit që për çështjen e Kosovës, Vatikani ka qenë vendi që ka kryer punë. “Unë e kam respektuar Shefqet Krasniqin. Sa ishim në burg e kemi çuar mirë me Shefqetin edhe pse ai nuk kishte qejf t’i dëgjojë televizionet. Kanë qenë disa thashetheme se unë s’e kam pranuar në qeli, por ato gjitha janë gënjeshtra.
Megjithatë, dua të rikujtojë se për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarisë më shumë ka kontribuuar Vatikani dhe Papa Gjon Pali II sesa Meka dhe Medina”, ka thënë në fund Geci.
 
Por sipas të dhënave statistikore, në luftën e Kosovës morën pjesë me dhjetëra luftëtar nga vendet e Lindjes dhe në veçanti nga të Arabisë Saudite. Në mesin e tyre ka edhe dëshmorë, që kanë rënë në mbrojtje të Kosovës. Po ashtu sipas Myftysë së Kosovës,  Naim Ternavës, një numër i konsiderueshëm i të hollave ka ardhur nga Arabia Saudite, gjatë kohës së luftës që ka qenë ndihmë e madhe për luftën tonë të drejtë.
Sot edhe pas shtatë vjet, nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Vatikani ende nuk e njohur Kosovën. Si mund të jetë Vatikani ndihmësi i shqiptarëve, kur një proces kaq të rëndësishëm për Kosovën e ka lënë anash?
 
Nga ana tjetër, hoxha Shefqet Krasniqi ka rrëfyer për kohën që ka kaluar në paraburgim në një dhomë me Gani Gecin. Në emisionin “Rruga e ndriçuar” ai ka treguar për raportet me të akuzuarin për vrasje.
“I kam than o Gani Geci, kam qef me të pa në Xhenet, e tybe dije qe s’ka xhenet pa namaz”, ka treguar Krasniqi.
Por, Geci nuk i është përgjigjur kësaj thirrje të hoxhës. Megjithatë, nuk e ka penguar atë t’i kryejë obligimet e tij fetare. Krasniqi tregon se gjatë kohës kur ka falur namazin, Geci ka qëndruar në këmbë.
“Ai ka nejtë në kam kur unë kam fal namaz dhe ka pas shumë konsideratë për mua”, ka treguar Krasniqi.
Hoxha ka bërë të ditur se tani pavarësisht se nuk janë më në të njëjtën dhomë, kanë mbetur miq të mirë dhe e ka vizituar Gecin disa herë në Llaushë. /KOHAISLAME/