Austria do të shtojë trupat në Kosovë

Ministri austriak i Mbrojtjes Gerald Klug ka thënë se, Vjena zyrtare është duke e analizuar mundësinë e shtimit të numrit të paqeruajtësve në misionin e NATO-së në Kosovë.

Sipas tij, ky vendim mund të merret para fundit të këtij muaji. “Është e mundur të rritet numri për 100 ose 130 paqeruajtës”, citohet të ketë thënë Klug, nga mediat serbe.

Austria është një prej shteteve jo-anëtare të NATO-së, që kanë kontingjentin më të madh ushtarak në KFOR.

Sipas Klug, Austria i kushton rëndësi të madhe sigurisë në rajon, ndërsa paralajmëroi se Vjena zyrtare është duke analizuar edhe pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane.

Ndërsa në janar të këtij viti NATO ka kërkuar nga Austria që të rrisë kontingjentin e KFOR-it në Kosovë.

“Kërkesa vjen për shkak se së shpejti trupat francezë do të tërhiqen nga veriu i Kosovës”, thuhet në kërkesën drejtuar autoriteteve austriake.

“NATO e ka dërguar kërkesën në Austri në dhjetor të vitit që lamë pas”, shkruan “Kurir”, duke cituar ekspertë ushtarakë anonime në Bruksel.

Ushtria franceze pritet të tërheqë kontingjentin e saj prej 320 ushtarë nga Kosova në muajt e ardhshëm, kështu që NATO pret nga Austria të kompensojë “boshllëkun”. Aktualisht janë 380 ushtarë austriakë të vendosur në Kosovë./shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakDiabeti te fëmijët, Hoxha:225 % raste më shumë se në ‘03
Artikulli vijuesMijra persona bllokohen në rrugët e Serbisë nga stuhija e borës