Partitë politike në Kosovë financohen me mjete të dyshimta kriminale

Drejtor i Departamentit për hetimin e trafikimit të narkotikëve në Policinë e Kosovës, Bahri Shala ka folur hapur për trafikimin drogave në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe partitë politike bien në lajthitje dhe marrin fonde për financim nga grupe kriminale.

“Shpeshherë vihen në lajthitje, edhe partitë e ndryshme politike sepse as ata nuk kanë mekanizma për të kontrolluar se prej nga ju vijnë financimet e fushatave të ndryshme”, ka thënë Shala, në emsionin Puls të KTV’së.

Ky hetues i lartë policor ka treguar se edhe ftyra publike dhe politikanë kanë lidhje me dilerë të drogës.

Ai ka treguar se ka politikan që delë dhe pijnë kafe me dilerë të drogës.

“Shpeshherë një iks person, të mos përmendi emër, një person i rëndësishëm mund të shihet duke pirë kafe me një udhëheqës të një grupi kriminal, me një diler droge”, ka shtuar ai.

“Persona shumë të ndershëm shpeshherë gjinden në situata të paqellimshme me diler të drogave”.

Sidoqoftë, ai ka thënë se politikanët e Kosovës nuk janë të përfshirë në rrjetet kriminale të trafikimit të substancave narkotike.

“Jam i bindur se figurat tona publike nuk i përkrahin trafikimin e substancave narkotike”, ka thënë ai.

Ai ka dhënë edhe arsyetime të tjera se pse politikanët s’guxojnë të përfshihen në biznese të tilla.

“Për një person që ka karrierë politike është biznes i rrezikshëm. Mirëpo dilerët e drogave kanë më tepër rrjet ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Për herë të parë, Bahri Shala ka folur edhe për shpërlarjen e parave që bëhen nga biznese të ndryshme.

Ai ka thënë se edhe këto janë duke u hetuar.

“Kemi raste të ndertimeve banesore. Kemi raste të aktiviteteve të lojërave të fatit. Kemi raste të hapjes së ndonjë biznesi tjetër me të cilin e bën shpërlajrjen e parave. Jemi duke i hetuar. Në bashkëpunim me Prokurorinë bëjnë hetime më afatgjata dhe më efikase”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Express ka kontaktuar me zyrtarë të PDK’së, LDK’së, AAK’së dhe Vetëvendosjes, por s’kanë dashur të flasin në lidhje me informacionet që ka dhënë zyrtari i Policisë së Kosovës për mënyrën e financimit të partive politike.

Sidoqoftë, partitë politike, asnjëherë deri më tash s’i kanë bërë publike të gjitha fondet që marrin për financimin e fushatave politike.

Artikulli paraprakBatllava kthehet në djerrinë – ujë të pijshëm vetëm edhe për tre muaj?
Artikulli vijuesFamilje katolike kosovare që ende jetojnë me gjakmarrjen