Austria konsideron ngritjen e gardhit kufitar

Austria ka thënë se do të nisë ndërtimin e “barrierave teknike” për të kontrolluar fluksin e migrantëve që hyjnë nga Sllovenia.

Ministrja e Brendshme, Johanna Mikl-Leitner, ka thënë se ndërtimi i gardhit do të nisë brenda 10 ditësh.
Ajo, megjithatë, ka theksuar se nuk ka plane për të ndërtuar gardh përreth gjithë Austrisë.
Mikl-Leitner ka thënë se Austria po lufton “sepse Gjermania po merr shumë pak migrantë”
Mbi 700,000 migrantë, shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Afrika, kanë hyrë në Evropë këtë vit.
Artikulli paraprakDe Maiziere: Migrantët afganë “të papranueshëm”
Artikulli vijuesRama kundër Metës dhe Berishës për hetimin ndërkombëtar të CEZ