Mehmet Gormez për vizitë në Mal të Zi

Kryetari i Bordit të Çështjeve Fetare të Turqisë prof. dr. Mehmet Gormez në kuadër të vizitës së tij në Mal të Zi e vizitoi xhaminë Nizam dhe Medresenë Mehmet Fatih të cilët ndodhen në kryeqytetin Podgoricë, ku iu drejtua xhematit të xhamisë dhe nxënësve të medresesë.

Ai tha se arsyeja më e madhe se përse ndodhin këto gjëra në botën islame është injoranca. “Drita e vetme që mund të eliminojë injorancën, është drita e shkencës, urtësisë dhe zgjuarësisë”, tha Gormez.

Sipas tij, islami do të mbetet i gjallë me shkencë, urtësi dhe zgjuarësi.

“Arsyeja më e madhe se përse ndodhin këto gjëra në botën islame është injoranca. Drita e vetme që mund të eliminojë injorancën, është drita e shkencës, urtësisë dhe zgjuarësisë. Prandaj ju jeni duke përmbushur detyrë të madhe. Ju do të jeni dijetarët, mendimtarët më të mëdhenj të së ardhmes. Kërkesa ime nga ju është që të përdorni kohën tuaj shumë mirë dhe të mbani qëllimin tuaj fisnik”, tha Gormez.

Ai kërkoi nga të pranishmit të mbajnë qëllimin e madh dhe të mos e kufizojnë shërbimin e tyre vetëm me Malin e Zi. “Fatih Sultan Muhammad e ka marrë Stambollin kur ishte 21 vjeç. E mbylli një epokë, e hapi tjetrën”, tha kryetari i Bordit të çështjeve fetare të Turqisë prof.dr. Mehmet Gormez.

Artikulli paraprakForcat franceze vrasin 28 fëmijë në Irak
Artikulli vijuesFëmijët palestinezë në protestë: Duam të jetojmë të lirë dhe të sigurt