Mbetjet e naftës në sipërfaqen ujore afër anijes-cisternë iraniane që është fundosur në Lindje të Detit Kinez, janë duke u zgjeruar, kanë thënë autoritetet kineze, duke shtuar shqetësimet për ambientin.
Administrata Oqeanike e Kinës, ka thënë se kanë gjetur mbetje të tilla në gjatësi prej 18 kilometrash në lindje të vendit ku është fundosur anija.
Qendra për Shpëtim e Shangait, ka thënë se ka ndalur përpjekjet për të gjetur ekipin prej 29 personash që ka qenë në anije, të cilët tanimë konsiderohen të vdekur dhe kanë filluar punën e pastrimit në sipërfaqen ujore.
“Kjo naftë i rrezikon shumë krijesa që jetojnë në det”, ka thënë Ma Jun, nga Insituti i Pekinit për Çështje të Ambientit.
Ministria e Ambientit në Japoni, ka thënë se nuk sheh shumë mundësi që rrjedhjet të arrijnë në brigjet e Japonisë, pasi mund të dëmtonte shumë ambientin.
Anija-cisternë, Sanchi, është përplasur më 6 janar me një anije të Hong Kongut, 300 kilometra në lindje të Shangait.
Pas fundosjes së anijes, ministria e Transportit në Iran ka thënë se nuk ka shpresë për gjetjen e personave që kanë qenë në anije.