Brahimi kërkon ndjesë për dështimin e misionit të tij

Përfaqësuesi Special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka kërkuar ndjesë për dështimin e misionit të tij për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm sirian, i cili po zgjat që nga muaji mars i vitit 2011.

“Unë i kërkoj falje popullit sirian që kam bërë kaq pak për të gjatë 8 muajve të fundit, dhe juve për faktin se në secilin nga 4 fjalimet e mia në Këshillin e Sigurimit kam sjellë vetëm lajme të trishtueshme”, – thuhet në tekstin e fjalimit të Brahimit, i cili të martën ra në dorë të gazetarëve.

Javën e kaluar nga disa media u përhap informacioni mbi dorëheqjen e pashmangshme të emisarit. Megjithatë ai personalisht i përgënjeshtroi këto zëra.

Artikulli paraprak(Video) Disa pamje që dëshmojnë se kush i vuri bombat në shpërthimin e Bostonit
Artikulli vijuesIrak: 110 civil të vrarë